Video/ Del nga shtrati përroi i Sopotit në Lazarat, bllokohet rruga

Video/ Del nga shtrati përroi i Sopotit në Lazarat, bllokohet rruga

Moti i keq i orëve te fundit ka sjellë sërish probleme në njësinë administrative Lazarat ku përroi i Sopotit për shkak të prurjeve të shumta ka dalë nga shtrati, ndërsa si pasojë banorët e lagjes Lenxat kanë hasur vështirësi në lëvizje.

Punonjësit e shërbimeve publike kanë shkuar për të normalizuar situatën dhe bërë të kalueshme rrugën që lidh dy lagje në këtë fshat e cila është bllokuara nga inertet që ka sjellë ujit i përroit.

Nga ana tjetër banorët në njësinë administrative Cepo në bashkinë Gjirokastër kanë disa orë pa energji elektrike.

Kjo situatë ndodh sa herë që reshjet e shiut janë me intensitet të lartë, ndërsa ky problem disa vjeçar nuk merr zgjidhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy