
Në orën 17 dhe 56 minuta të 23 majit 1992, sizmografët e observatorit gjeofizik të Monte Cammarata, në Siçili, regjistruan një valë të fortë tronditëse.
Nuk u shkaktua nga ndonjë tërmet, por nga një shpërthim shumë i fuqishëm që vrau gjyqtarin Giovanni Falcone, gruan e tij Francesca Morvillo dhe tre pjesëtarë nga eskorta e tyre.
31 vjet më pas, italianët përkujtojnë këtë të martë gjyqtarin Xhovani Falkone dhe kolegun e tij Paolo Borselino për angazhimin në luftën ndaj mafies.
Humbja tragjike e jetës së tyre u kthye në lajtmotiv të qeverisë dhe antimafies për të vendosur përpara drejtësisë disa prej krerëve më të rrezikshëm të mafies. Presidenti Matarela tha se mafia është si kanceri, por nuk është e pathyeshme.
Magjistratë si Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino kanë zbuluar se çfarë është mafia në realitet: një kancer për shoqërinë, një organizatë kriminelësh që nuk është aspak e pathyeshme , pa asnjë nder dhe dinjitet. mafia mund të goditet dhe është e destinuar të marrë fund.

Herët të martën, qindra studentë nga 88 shkolla në Palermos, bënë një marshim në qytet Palermo.
Bashkë me gjykatësin Xhovani Falkone, përkujtohet edhe kolegu Paolo Borselino. Të dy kanë lindur në Palermo dhe ja kushtuan jetën e tyre luftës ndaj mafies.
Ata drejtuan gjyqin më të madh të zhvilluar ndonjëherë ndaj mafies, që çoi në dënimin e 342 mafiozëve, por që edhe u mori jetën më pas.




