Balla: Nuk është në dorën tonë ngecja e procesit të integrimit, kemi për herë të parë një veto

Balla: Nuk është në dorën tonë ngecja e procesit të integrimit, kemi për herë të parë një veto

Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, Taulant Balla u shpreh se tani është koha që procesi i integrimit të Shqipërisë të shihet me pozitivitet. Balla theksoi se nuk është në dorën e mazhorancës ngecja e procesit, duke shtuar se për herë të parë një vend i BE-së ka vendosur veton.

Mendoj që është koha ta shohim këtë proces me pozitivet. Edhe pse nuk është në dorën tonë ngecja e procesit të zgjerimit. Më parë nuk ka pasur një anëtar të BE-së që të ketë vendosur veton. Ne nuk fshihemi pas vetos së Bullgarisë sepse e ka bërë të qartë që nuk ka gjë me Shqipërinë. Ka një çështje bilaterale me Maqedoninë e Veriut dhe uroj që dy qeveritë e reja të tejkalojnë shpirtrat ballkanikë dhe të sillen si evropian. Për mua me rëndësi është që ky këshill të flasë në një zë në lidhje me këtë çështje. Ne kemi përmbushur paketën e Moneyval, po ashtu dua të jetë e qartë çështja e indeksit të korrupsionit të botuar nga TI, me një rënie minimale nga 35 në 36. Ku ishim jemi me mirë. Në këtë aspekt krahasimet duhen bërë në një shkallë më të gjere. Ajo që për mua ka rëndësi sot është puna në nivel të reformave. Po i referohemi sa të vështirë e ka Serbia për të kryer një reformë në drejtësi, të cilën ne shqiptarët e kemi kryer”, tha Balla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy