Madrid manifestim kundër maskave: Duam të shikojmë virusin

Madrid manifestim kundër maskave: Duam të shikojmë virusin

Një manifestim i rrallë ka ndodhur në Madrid të Spanjës. Të dielën, në Madrid u grumbulluan qindra persona për të protestuar kundër përdorimit të detyrueshëm të maskës edhe kur respektohet distancimi social.

Edhe pse në Spanjë janë regjistruar mbi 340 000 raste të konfirmuara me koronavirus dhe më shumë se 28 000 viktima nga Covid-19, ende ka persona që e mohojnë ekzistencën e virusit.

Protesta nuk u kufizua vetëm te maskat, por edhe mbështeti teoritë konspirative që fajësojnë 5G-në për koronavirusin. Mes thirrjeve u dëgjuan edhe të tilla si “Duam të shikojmë koronavirusin” dhe “Teste false, pozitivitet fals”.

Pavarësisht tematikës së ngritur në manifestim, gjatë grumbullimit pati edhe manifestues që mbanin maska. Sipas tyre, kjo u bë në mënyrë që autoritetet mos t’i akuzojnë në të ardhmen për shtimin e personave të infektuar me Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy