
Kryeministri Rama u ka bërë të qartë fermerëve që asnjë prodhim bujqësor nuk mbetet pa shitur nëse ata ndërmarrin financime të suksesshme dhe se ata nuk duhet të mbajnë shpresa në subvencionet e mbijetesës.
Lidhur me këtë, ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se ka mungesë të zinxhirit të kontratave të shit-blerjes dhe në këtë mënyrë nuk arrijmë të tregtojmë prodhimin.
Ai tha se qeveria tek ne nuk ofron mbështetje për fermerët e vegjël dhe se mungojnë skemat stimuluese për këto kategori.
Sipas tij, situiata ëhstë dramatike dhe se zgjidhja më qe mirë do të ishte pagesa me para në dorë ndaj fermerit.
Përtej patetizmave të deklaratave që nuk keni pse hidhni prodhimet, këtu ka mungesë tregu kjo për shkak të konkurueshmërisë së ulët, mungesa e një zinxhiri të kontratave të shit-blerjes, mungesës së një burse bujqësore, por kryesoja janë taksat e larta që e bëjnë pak të konkurueshëm produktin shqiptar krahasuar me ato të importit. Jemi përballë një absurdi ku mijëra ton përfundojnë në rrugë. Kriza që po përjeton bujqësia në shkallë globale por dhe bllokimi i tregjeve nga lufta në Ukrainë kërkon shtim të prodhimit bujqësor dhe ne nuk arrijmë të tregtojmë dhe atë që e bëjmë me aq mund.
Mendoj dhe kam bindjen se prodhimi bujqësor është sipërmarrja e vogël. Edhe pse mund të duket jo tërheqës për tregun mban peshën kryesore. Mjaft t’ju them një fakt që 90% e prodhimit blegtoral të Serbisë sigurohet nga fermat e vogla dhe jo ato të mëdha. Përsa kohë që nuk mbështesim fermerin e vogël sepse ky është realiteti shqiptar ne përbehemi nga ferma të vogla e kemi kompromentuar fermerin dhe bujqësinë.
Prandaj përsa kohë që se mbështesim, nuk krijojmë skema të favorshme stimuluese e mbajmë të shtypur me kosto të lartë prodhimi dhe me TVSH më të lartë në Evropë, dhe kjo është arsyeja pse jemi në këtë situatë. Kjo është situatë dramatike, pagesat kesh në dorë janë ndërhyrjet direkte që duhen bërë. Sa kohë nuk rrisim masën e financimit do e kemi të pamundur të konkurrojmë në treg. Ne nuk e financojmë blegtorinë por e ngarkojmë me taksa të larta. Shqipëria është bujqësi dhe bujqësia është Shqipëri. Nëse duam ta mbajmë vendin të kuruar me profil kurues i vetmi profil është bujqësia. Në të kundërt do prodhojmë flluska që një ditë do të plasin. Zgjidhja ndryshimi total i mbështetjes së politikave ndaj bujqësie.



