Psikologia Eriona Hoxha foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi problemet e të folurit te fëmijët dhe autizmin funksional. Hoxha tha se kemi të bëjmë me autizëm funksional, kur fëmija sillet ndryshe në kopsht dhe në shtëpi ka një sjellje sikur të mos të kishte qenë fare në kopsht. Ajo thekson rëndësinë e mimikave te fëmijët, ku nëna apo gjyshja duhet t’ia kompletizojmë procesin me forma të shprehjes së emocioneve. Sa i takon ndikimit të teknologjisë, Hoxha vuri në dukje se një fëmijë që ka ndenjur për 5 orë në ditë para telefonit për 3 vite me radhë, do t’i duhet e njëjta kohë për t’u rikthyer në normalitet.
Kemi të bëjmë me problematika të të folurit, që mund të jenë brenda spektrit të autizmit funksional. Fëmijët sot janë më të ekspozuar ndaj aparaturave dhe gjuhës së huaj. Fëmijët mund ta kuptojnë anglisht, por nuk e kuptojnë kur prindërit dhe edukatorët ua thonë në shqip. Gjuha në përdorimin e saj bën që njeriu të lidhet me botën. Kur gjuha nuk është prezente, na ndërpritet marrëdhënia me botën jashtë dhe me të tjerët, fëmija nuk socializohet, dhe këta fëmijë kanë vetëvlerësim të ulët për veten e tyre. Ka shumë fëmijë, që disa shkronja ose u mungojnë, ose i kanë të keqshprehura. Fëmijët që janë më të rritur shpesh herë s’duan të jenë pjesë e grupeve, ose mund të zgjedhin që të rrinë në heshtje. Edukatorët bëjnë shpesh këtë gabimin, që është i heshtur dhe po e lë në heshtjen e tij. Ne shpesh herë i shikojmë problematikat e të folurit, sikur kanë lidhje me menaxhimin e vetes, nuk ka lidhje me menaxhimin e vetes. Kur flasim për probleme të të folurit, do të thotë që dëgjimi dhe të kuptuarit janë të cunguara. Nëse s’e dëgjojmë dhe s’e kuptojmë s’kemi si ta vëmë në zbatim. Paralelisht kur trajtojmë një fëmijë duhet të trajtojmë edhe prindërit. Por jo të gjithë prindërit kanë mundësitë monetare që t’i ndjekin këto seanca në të njëjtën kohë me fëmijët. Ne i mbajmë prindërit prezentë, që të bëjmë dhe një psiko-edukim të tyre se si ky prind ta kalojë nga ajo orë e terapisë në sjellje në shtëpi. Në shumicën e rasteve janë sjellje që mësohen”.
E pyetur se sa gjatë është e këshillueshme që fëmijët t’i lejojnë para ekraneve, psikologia thotë:
Për derisa po flasim për autizmin funksional, duhet të kemi parasysh edhe mimikat e fëmijëve. Ne duhet të kemi nga ato shembuj në familje, apo kujdestaret që merren me fëmijët, nëna, gjyshja, duhet që kur komunikojnë t’ia kompletizojmë procesin me forma të shprehjes së emocioneve, nëna po buzëqesh, mami po qan. Fëmija është në një proces mësimi dhe kjo është foshnjëria, që fillon në muajit e parë të jetës. Prindi komunikon me fëmijën duke e parë në sy, dhe aty e kupton a po e sheh në sy, apo ndjek ngjyrat më të ndezura, po ndjek me dorë atë që i tregojmë, a është kurioz për botën që e rrethon, këto janë shenjat e para për një fëmijë me autizëm.
Eriona Hoxha thotë se pas kaq vitesh eksperiencë, prindërit tashmë po e pranojnë dhe po e përqafojnë rolin e psikologut dhe logopedit.
Ndërsa funksional është, kur ndryshe sillet në kopsht, ndërsa sa vjen në shtëpi ka atë sjellje, sikur s’ka qenë fare në kopsht, dhe vazhdon me të njëjtat sjellje dhe rutinë. Tani edhe për më të rriturit është faktuar, që një orë në ditë. Por është e vështirë, që nëse ky fëmijë ka ndenjur 5 orë, është shumë vështirë ta kthejmë drejt rutinës. Nëse ky fëmijë ka jetuar tre vjet në këtë formë, duke ndenjur më shumë në telefon se sa me personat e afërt, do ta duhet e njëjta kohë ose më shumë për t’ia ndryshuar këtë rutinë apo sjellje. Sa më herët t’i kuptojmë disa sjellje aq më mirë do jetë, sepse sa më vonë aq më shumë do na kushtojë. Pas kaq vitesh eksperiencë, prindërit tashmë po e pranojnë shumë më shumë. Nuk ka më dasi mes qytetit dhe fshatit, mes të qenit intelektual ose me nivel të ulët arsimor. Sot roli i psikologut ashtu edhe logopedistit, kur kemi të bëjmë me problemin e të folurit, janë përqafuar”.



