Stafi i Pakistan International Airlines nuk e ka kaluar ende frikën dhe dhimbjen e përjetuar më 7 dhjetor, kur një avion i kësaj linje u rrëzua në një zonë malore, duke u marrë jetën 47 njerëzve, 6 prej të cilëve pjesëtarë të stafit.
Kjo fatkeqësi mesa duket është bërë shkak që para fluturimit të kryhet një ceremoni sakrifikimi për të “larguar të keqen”.
Pjesëtarë të stafit janë fotografuar teksa presin kokën një dhie para fluturimit.
Kurbani bëhet me lutjet për një udhëtim të sigurt.



