
Putini po rrit kapacitetin e tij ushtarak, ai nuk do paqe, por luftë.
Kjo është arsyeja pse ne duhet të rrisim mbështetjen tonë për Ukrainën.
Nëse Putini fiton, të gjithë do të jenë në rrezik. Rusia ka vendosur të pushtojë Ukrainën dhe Ukraina ka të drejtë të mbrohet dhe ne kemi të drejtë ta mbështesim atë. Ne do të dërgojmë armë më të avancuara në Kiev.
Kështu tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke nënvizuar se me BE-në po diskutohet rritja e prodhimit të instrumenteve ushtarake dhe municionit edhe përmes prokurimit të përbashkët.



