Gara e sotme për kreun e ri të SPAK

Gara e sotme për kreun e ri të SPAK

Këtë të premte pritet të zgjidhet kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK). Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se tre kandidatët që kanë plotësuar kushtet e kandidimit do i nënshtrohen intervistave.

Tre janë kandidatët dhe të tre, pas kalimit fillestar të sitës nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, do të bëjnë tashmë edhe prezantimin e tyre zyrtar përballë organit të lartë të hetuesve në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

Mes tyre, do të jetë edhe emri i kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi drejtuesit aktual, Arben Kraja, i përmbyllet mandati.

Një proces gjithashtu, që jo vetëm është në vëmendje të politikës, por edhe të diplomacisë së huaj në vend.

Edhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim përsëriti apelin që institucionet e drejtësisë të jenë të pavarura në punën e tyre.

Një deklaratë, të cilën do ta ndante edhe kreu i Qeverisë, Edi Rama.

Po kush janë kandidatët në garë për kreun e SPAK?

Adnan Xholi, ka mbajtur poste drejtuese në prokurori lokale, por ka shërbyer edhe si Prokuror në Krimet e Rënda.

Që nga viti 2013 ai punon në Prokurorinë e Përgjithshme dhe është konfirmuar nga vettingu vitin e kaluar.

Xholi ka qenë edhe kandidat për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), mirëpo nuk rezultoi fitues.

Ai ka mbajtur më parë detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme dhe ka ushtruar prej më shumë se 5 vitesh funksionin e Drejtorit të Kontrollit të Hetimit në institucionin qendror të akuzës.

Nga ana tjetër, Edvin Kondili e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 dhe punon pranë Prokurorisë për Krimeve të Rënda.

Paralelisht me punën si prokuror, Kondili është angazhuar si lektor në Shkollën e Magjistraturës dhe si ekspert për organizatat ndërkombëtare.

Altin Dumani është prokurori i SPAK-ut, që udhëhoqi operacionin që çoi në pranga 13 persona ditën e sotme mes të cilëve edhe gjyqtaren e Gjykatës së Krujës, Enkeleda Hoxha.

Ai vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit dhe është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy