Rreziku nga përmbytjet, Hysenllari: Kemi marrë masat, në gatishmëri për të përballuar situatat (VIDEO)

Rreziku nga përmbytjet, Hysenllari: Kemi marrë masat, në gatishmëri për të përballuar situatat (VIDEO)

Drejtori i gatishmërisë dhe regjimit të emergjencave civile Robert Hysenllari teksa ka folur rreth situatës së pritshme të motit në vend, masat si dhe menaxhimin  e emergjencave qe mund te krijohen, nga studio e lajmeve në MCN TV deklaroi se nga parashikimet e deritanishme nuk parashikohen përmbytje në një të ardhme të afërt.

Teksa theksoi se vigjilenca nuk duhet anashkaluar, ai sqaroi se kapacitetet profesionale të agjencisë dhe të shtetit shqiptar janë të deklaruara edhe pse sipas tij ato asnjëherë nuk janë të mjaftueshme, por trupat operacionale janë në gatishmëri për të përballuar çdolloj situate.

Tani po përgatitemi për stinën e dimrit dhe çdo gjë, çdo situatë mund të parashikohet për një situatë 2-3 ditore. Parashikimet për tani premtojmë se në një të afërt të afërme nuk besoj të kemi përmbytje, gjithsesi vigjilenca nuk duhet humbur, po ashtu dhe gatishmëria, prandaj emergjenca ka bërë me dije marrjen e masave dhe përgatitjen e popullsisë në rast të çdo fatkeqësie. Njëkohësisht masat e tjera kanë të bëjnë me njoftimin e  popullsisë si dhe masat paralajmëruese dhe parandaluese që duhet të marren për përballimin e çdo fatkeqësie. Në lidhje me bashkëpunimin agjencia e mbrojtjes civile ka të përcaktuar detyrimet ligjore që kanë bashkitë dhe pushteti vendor. Pushteti vendor ka lidhje dhe detyrime për të marrë masa parandaluese në zonat e studiuara që janë me rrisk të lartë. Ato mbështeten nga qeveria me fonde për të marrë masat dhe për të përmirësuar situatën. Bashkëpunimi jonë ekziston dhe funksionon në bazë të ligjit.

Duke pasur praktikat jo të mira të viteve të mëparshme ku menaxhimi i situatës  nga moti i keq dhe përmbytjet ka qenë i mangët, Hysenllari deklaroi se, “Në çdo fatkeqësi dhe ezaurimit të kapaciteteve nga pushteti lokal vihen në funksion kapacitet në nivel kombëtar të cilat drejtohen nga agjencia dhe përcaktohet mënyra dhe vendi ku ato do veprojnë. Kapacitetet asnjëherë nuk janë të mjaftueshme por edhe nga eksperiencat e viteve të kaluara si përmbytjet, në rast të fatkeqësive më të mëdha që i kalon kapacitet e shtetit kalohet te mekanizmat europiane. Ajo që unë mund të them është se ne si agjenci për të përballuar çdolloj situate, trupat operacionale janë në gatishmëri për të qenë të gatshëm për të përballuar këtë situatë”.

I pyetur nëse është zhvilluar ndonjë takim paraprak me të gjitha grupet e emergjencave në qarqe, ai u shpreh se “Jemi duke zhvilluar si agjenci takime me prefekturën e Fierit, do vazhdojmë me takime të tjera dhe bashkëpunime, inspektime, kontrolle sipas një grafiku të bërë do kalojmë te prefektura e Beratit dhe te të tjerat me radhë. Me qëllim që të bëjmë një koordinim sa më të mirë. Nevojat  e tyre me kapacitetet tona. Jemi në proces duke bërë një komunikim të lirë nëpër bashki dhe prefektura. Masat paraprake merren që më parë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy