Lataj: Pedagogët mund të hidhen në grevë, bojkotit iu bashkua edhe një deputet i PS

Lataj: Pedagogët mund të hidhen në grevë, bojkotit iu bashkua edhe një deputet i PS

Prej tre ditësh pedagogët ndodhen në bojkot total dhe shumica e universiteteve nuk janë funksionale, ndërsa pedagogët kanë paralajmëruar protestë kombëtare.

Qazim Lataj, kryetar i sindikatës të UT deklaroi në emisionin “Fol” të gazetarit Erjon Skëndaj se javës tjetër pedagogët mund të hidhen në grevë.

Ndër të tjera ai tha se një deputet i PS iu bashkua bojkotit të pedagogëve duke lënë mësimin.

Ndoshta javës tjetër mund të hidhemi në grevë. Deri tani nuk ka asnjë shenjë për dialog dhe jemi shumë të irrituar me fjalën e kryeministrit. Jam i kënaqur me protestën në të gjitha fakultetet. Të gjithë janë të zotuar që deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të peticionit, nuk do të pushojmë. Juridiku kishte shumë, mbi 40 për qind bojkot. Për Mjekësinë nuk të them dot gjë, në një telefonatë që pata më thanë që ka pasur shantazh”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy