Rezulton pozitiv për kokainë, pezullohet nga Tokyo 2020 garuesi i Australisë

Rezulton pozitiv për kokainë, pezullohet nga Tokyo 2020 garuesi i Australisë

Ekipi olimpik i Australisë në Tokyo 2020, është goditur që në ditën e parë për shkak të garuesit Jamie Kermond i cili ka rezultuar pozitiv për kokainë.

Kokaina është një substancë e ndaluar në Lojërat Olimpike sipas kodit të Agjencisë Botërore Anti-Doping. Kermond është i ndaluar nga të gjitha garat, përfshirë Olimpiadën, ndërsa pezullimi i përkohshëm i tij është në fuqi, shkruan The Guardian.

Kermond duhej të bënte debutimin e tij Olimpik në Tokio, duke hipur në Yandoo Oaks Constellation, pasi kishte ndihmuar në sigurimin e kuotës së ekipit të Australisë në Ekipin e Lojërave Botërore të Kuajve në 2018-ën.

Ndërkohë një zëdhënës nga Komiteti Olimpik Australian ka konfirmuar se ishte vënë në dijeni të pezullimit të përkohshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy