
Udhëheqësit botërorë po takohen në Argjentinë për samitin e tyre vjetor të G20 mes tensioneve të reja të Rusinë me Ukrainën dhe një "luftë" tregtare mes Amerikës dhe Kinës.
Presidenti i SHBA Donald Trump ka anulluar një takim me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në shenjë proteste ndaj bllokimit të anijeve ukrainase të Rusisë.
Por përpara fillimit zyrtar të samitit Trump nënshkroi një marrëveshje tregtare me udhëheqësit meksikan dhe kanadez.
Një operacion masiv i sigurisë është duke u zhvilluar për samitin në Buenos Aires.
Një festë bankare është shpallur për të premten dhe distrikti kryesor i biznesit në qytet është mbyllur, shkruan BBC.
Duke folur përpara nënshkrimit të Marrëveshjes SHBA-Meksiko-Kanada (USMCA) për të zëvendësuar marrëveshjen e tregtisë së lirë të Naftës, Trump e përshkroi atë si "ndoshta marrëveshja më e madhe tregtare ndonjëherë".
"Të gjitha vendet tona do të përfitojnë shumë," tha ai.
Udhëheqësit pas mbëritjes në Buenos Aires janë mbledhur në një takim të pasdites dhe kanë bërë fotografinë e tyre të përbashkët të G20 dhe më pas ato do të kenë një numër takimesh bilaterale.
Shpresat e përparimit mbi tarifat në bisedimet e pritura të Trump me udhëheqësin kinez Xi Jinping janë shuar.
Dy gjigandët ekonomik janë të mbyllur në një luftë tregtare, e cila ndoshta mund të përshkallëzohet.
Dallimet mbi ndryshimet klimatike mund të jenë një nga pengesat më të mëdha për një komunikatë të përbashkët të dakorduar, kur samiti përfundon të shtunën.
Presidenti francez Emmanuel Macron u citua nga agjensia e lajmeve AFP se do të refuzonte të nënshkruante një marrëveshje tregtare me bllokun e Amerikës Jugore nëse presidenti i zgjedhur brazilian Jair Bolsonaro tërhiqet nga marrëveshja e klimës së Parisit.
Samiti është gjithashtu një provë diplomatike për Princin e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman mes pyetjeve të vazhdueshme rreth përfshirjes së mundshme të shtetit saudit në vrasjen e muajit të kaluar të gazetarit Jamal Khashoggi në Turqi.
Ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel fajësoi për krizën Rusinë dhe tha se ajo do ta ngrejë çështjen gjatë takimit me Putin.
Megjithatë, ardhja e zonjës Merkel në samit është vonuar nga një gabim teknik në avionin e saj.
Aeroplani u detyrua të ulet në Këln të enjten në mbrëmje. Ajo ka rifilluar udhëtimin e saj, por nuk do të marrë pjesë që në fillim në samitin e Buenos Aires derisa udhëheqësit e tjerë kanë filluar diskutimet e tyre.
Një tjetër diskutim janë edhe tarifat tregtare mes SHBA dhe Kinës ku presidenti Trump tha së fundmi se nivelet aktuale të tarifave në 200 miliardë dollarë ndaj importeve kineze do të rriteshin siç ishte planifikuar .
Ai gjithashtu kërcënoi tarifat në 267 miliardë dollarë të eksporteve të tjera kineze në SHBA.
Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se ndërsa Kina ishte e interesuar për të arritur një marrëveshje, "Nuk e di nëse unë dua ta bëj atë" dhe "Më pëlqen marrëveshja që kemi tani".
Ndërkohë zemërimi ndërkombëtar lidhur me vrasjen e Khashoggi, i cili u krye në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor, vazhdoi të enjten pasi Kanada vendosi sanksionet ndaj 17 shtetasve sauditë të dyshuar me vrasjen e tij .
Kryeministri britanik Theresa May ka thënë se do të takohet me princin e kurorës dhe do të japë një mesazh "shumë të qartë".

Grupi i 20 mbledh së bashku udhëheqësit e 19 vendeve më të industrializuara në botë plus BE.
Argjentina, Australia, Brazili, Kanadaja, Kina, Franca, Gjermania, India, Indonezia, Italia, Japonia, Meksika, Rusia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Turqia, Britania e Madhe dhe SHBA janë të gjitha të përfaqësuara.
Në Buenos Aires, e cila pret takimin e parë të G20 që do të mbahet në Amerikën e Jugut, më shumë se 20,000 policë janë vendosur për të ruajtur rendin.
Fokusi i hapjes së samitit dy-ditor të premten është "zhvillimi i drejtë dhe i qëndrueshëm" , sipas faqes së internetit të takimit të G20-ës.
Takimi i vitit të kaluar, në qytetin gjerman të Hamburgut, u zbeh nga protesta të dhunshme .



