Skandaloze dhe e rrezikshme, kundravajtje në Rrugën e Kombit (VIDEO)

Skandaloze dhe e rrezikshme, kundravajtje në Rrugën e Kombit (VIDEO)

Mund të cilësohet skandaloze një video e publikuar në rrjetin social Facebook nga zyrtari i lartë kosovar, aktualisht në postin e Këshilltarit të Qeverisë së Kosovës, Besnik Berisha. Një automjet ecën me shpejtësi të lartë, për disa kilometra, dhe kundravajtje në Rrugën e Kombit.

 

Ashtu siç shihet dhe në pamjet e filmuar nga Berisha personi që po drejton automjetin në kundravajtje ka vepruar në kundërshtim të hapur të rregullave të qarkullimit por edhe duke vë në rrezik jetën e vet dhe atë të qytetarëve që me siguri nuk e meritojnë të gjenden në një situate tejet të pakëndshme në autostradë. Nga ana tjetër, deri më tani, nuk kemi asnjë reagim zyrtar të Policisë Rrugore mbi ngjarjen apo nëse është identifikuar drejtuesi i papërgjegjshëm i automjetit në fjalë.

 

Më poshtë reagimi i zyrtarit kosovar në Facebook:

Po e postoj kete video te filmuar para pak ditesh ne Rrugen e Kombit, ne pjesen e Shqiperise, per t'iu vene ne dijeni se me cka mund te perballeni nese qarkulloni ne kete pjese.

Kjo veture, sic mund ta shihni, ne pike te dites, pa u frikesuar e as turperuar nga askush, beri disa kilometra ne kahjen e kundert. Sigurisht se gjera te tilla kane ndodhur dhe ndodhin edhe ne rruget tona, por uroj te kemi sa me pak!

 

Te gjithe duhet te perkushtohemi per me shume siguri ne rruge, sepse vetem ne kete menyre mund te reduktojme numrin e te lenduarve dhe vdekurve ne aksidente trafiku, qe mjerisht ne Kosove dhe Shqiperi mbetet tejet i madh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy