Ish-krerët e UÇK-së sot para Gjykatës Speciale

Ish-krerët e UÇK-së sot para Gjykatës Speciale

Në Gjykatën Speciale sot mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ditën e sotme do të dalin sërish para Gjykatës Speciale në Hagë.

Seanca është paraparë të mbahet në orën 14:30 gjatë së cilës ish-krerët e UÇK-së do të njoftohen për ecurinë e çështjes, nëse të akuzuarit kanë marrë të gjitha materialet e kërkuara dhe vendoset nëse dëshmitarët do të jenë prezent gjatë periudhës së gjykimit.

Ata qëndrojnë në paraburgimin e Hagës që prej 5 Nëntorit dhe akuzohen se si drejtues të UÇK-së kishin kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy