
Politologu Ilir Kalemaj, i ftuar në MCN live, teksa analizoj mënyrat e të bërit fushatë në prag zgjedhjeve vendore, tha se PS po shpenzon më shumë kapital politik në aspektin e premtimeve elektorale.
Sipas tij , pse kjo parti duhet të shpengoj këtë kapitel me pretime të rritje pagash, që si të tilla janë për fushatë parlamentare e jo për një fushatë lokale.
PS ka dal me fushatë më herët dhe ka qenë e organizuar, nuk ka pas përçarje dhe natyrisht ka mbështetjen e pushtetit qendror.
Në këtë sens edhe punonjësit e administratës janë në funksion të kësaj fushate, dhe kjo i jep avantazh të padrejtë ndaj opozita. Ndërkohë qe opozita nga ana tjetër që hyn e përçare pa pasur shanse të fitojnë edhe në bastionet e djathta.
Pse duhet që PS të shpenzojë kapital politik vendor me premtime për rritje të pagave, premtime të bujshme, por që janë premtime qe i kemi parë vetëm në fushata parlamentare, atëherë pse duhen qëto premtime në fushata lokale.
Kalemaj, thotë se në Shqipëri, nuk ka fushatë me kosto zero, pa çka se ndryshe regjistrohen kostot krahas shpenzimeve.
Sipas tij, kosto e fushatave ne vend është 10 x më shumë sesa që deklarohen.
Fushatë me kosto zero nuk ka. Në fakt janë dy studime, njëra që është nga zv/ministri i qeverisë Kadria, dhe një tjetër për studimet e kostos së fushatës në Shqipëri dhe të dyja nxjerrin qartë që kosto e fushatave ne vend është 10 x më shumë sesa që deklarohen.
Kosto e fushatës për një bashki të mesme, siç është Berati p.sh., shkon minimalisht 100 mijë €, për një bashki të madhe shkon te 500mijë €, pra janë kosto të fushatave që tregohen qartazi pavarësisht se asgjë nuk deklarohen, deklarohen vetëm 1/10 e tyre, që në fakt kjo është kostoja e fushatës reale në Shqipëri.
Të thuash se nuk shpenzohet lek për fushata, ndërkohë që vetëm për banera, për foninë, për sallat, shpenzohen mjaft. Sa më e madhe partia aq më kosto ka.
Pastaj a dalin këto nga buxheti i shtetit apo vijnë nga burimet tjera, ngelet për tu evidentuar, pra fushatë më zero kosto nuk ka.



