
Adriana Bega Hysenaj është e vetmja elektriciste femër, e cila jeton ne Ersekë dhe prej 26 vitesh ushtron profesionin e saj.
Ajo tregoj për shikuesit e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, faktin se si e nisi këtë rrugëtim që edhe pse nuk e zgjodhi me dëshirë, por me kohën kuptoj që kishte lindur për këtë profesion.
Nuk jam e vetmja me profesionin e elektricistes, por kam mbetur e vetmja.
Si nxënëse e shkollës së mesme, si 16 vjeçare, mu afrua një bursë për elektriciste, jo pse e desha si profesion, por ajo mu afrua si nevojë dhe mu desh ta bëja.
Mësuesja e fizikës me nxiti që duhet ta marrësh këtë profesion, ajo këmbënguli, pra e kam nisur e re. Edhe pse e kam kundërshtuar si profesion, unë bëja eksperimente, isha e para që i bëja, dhe mësuesja më thoshte kush e ka bërë, unë e provoja, e kisha prirje. Me kohën kuptova që isha bërë unë për profesionin.
Kam punuar 26 vite në këtë profesion.
Elektricistja e cila është rritur në shtëpinë e fëmijëve në Sarandë, tha se ky profesion e bëri më të fortë dhe më human.
Momenti i parë kur kam filluar punën në këtë profesion ka qenë i vështirë.
Edhe pse kisha mbaruar shkollën, unë si punë e kam filluar pas 18 vitesh shkollë, se thoja jo se bëj dot, u përballa me këtë pjesën që nuk mund ta bëja. Pastaj zona ku isha, Erseka, si një zonë malore, ishin kushtet e vështira.
E kam marrë si iniciativë sepse jeta më ka bërë të tillë që të mbijetoja. Jam rrit në Shtëpinë e Fëmijëve në Sarandë dhe pas shkollës hasa në shumë kundërshti edhe në Tiranë që nuk më ndihmonte askush, me mbylleshin shumë dyer.
Zoti më ka bekuar me forcë dhe me guxim.



