Rusia: Përshëndesim arrestimet e Hagës, NATO gaboi me bombardimet në '99-n

Rusia: Përshëndesim arrestimet e Hagës, NATO gaboi me bombardimet në '99-n

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar lidhur me arrestimet e ish-udhëheqësve të UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin, nga gjykata e Hagës me akuzën për krime lufte. Përveçse përshëndet këtë akt ministria thotë se ‘është shumë e rëndësishme të çohen para gjykatës ata që janë fajtorë për kryerjen e krimeve të rënda, të identifikuar në kohën e duhur nga raportuesi i PACE, Dick Marty’.

Rusia më tej përpiqet t’i paraqesë shqiptarët e Kosovës si terroristë kur thotë se dy nga autorët e përfshirë në sulmin e ndodhur në Vjenë ishin nga ky shtet. Jo vetëm kaq, por në reagim thuhet se NATO gaboi kur ndërhyri me bombardime ndaj Serbisë në vitin 1999.

“Fakti që Dhoma e Prokurorit të Specializuar të Kosovës ka intensifikuar hetimet ndaj krimeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me aktakuzat kundër ish-drejtuesve të këtij entiteti të neveritshëm kanë ardhur në vëmendjen tonë. Të akuzuarit përfshijnë ‘Presidentin’ Hashim Thaci dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Është shumë e rëndësishme të çohen para gjykatës ata që janë fajtorë për kryerjen e krimeve të rënda, të identifikuar në kohën e duhur nga raportuesi i PACE, Dick Marty, për t’i mbajtur ata përgjegjës para ligjit. Në këtë kuptim, nuk duhet të ketë njerëz të paprekshëm.

‘Statusi’ mbresëlënës i të akuzuarit është i jashtëzakonshëm. Rezulton se për shumë vite ka pasur njerëz në krye të kuazi-shtetit të Kosovës, në lidhje me të cilët janë mbledhur prova të forta duke i lidhur ata me aktivitete të paligjshme në Kosovë, duke përfshirë krimin e organizuar dhe terrorizmin. Fatkeqësisht, klientët perëndimorë të Prishtinës mbyllën një sy të verbër ndaj kësaj pjese të biografive të të nënshtruarve të tyre.

Është duke u bërë e qartë për publikun e gjerë perëndimor se kë po  ndihmonte NATO-ja kur bombardoi Jugosllavinë sovrane më 1999.

Kosova ka kohë që është bërë një vatër e ekstremizmit dhe krimit edhe si fqinjë e BE-së. Arrestimi i dy “shtetasve” ​​të Kosovës të cilët policia austriake dyshon për përfshirje në sulmet e fundit terroriste në Vjenë sigurojnë prova shtesë për këtë.

Shpresojmë që Perëndimi më në fund do t’i marrë parasysh paralajmërimet për natyrën e vërtetë të ‘shtetësisë’ së Kosovës dhe të ndalojë së mbështeturi verbërisht ata që janë të vendosur të bëjnë gjithçka për hir të qëllimeve të tyre vet-shërbyese politike,”-thuhet në reagim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy