
Pandemia që mbërtheu botën në 2020 nuk ka shërbyer as atëherë kur duhej. Kjo pasi sipas BBC, pavarësisht uljes së ndjeshme të numrit të fluturimeve më shumë persona vdiqën në 2020 nga aksidentet ajrore.
Në bazë të të dhënave nga këshilli holandez i aviacionit To70, në 2020 vdiqën 299 persona nga aksidentet ajrore, kundrejt 257 në vitin 2019. Sakaq numri i fluturimeve në 2020 ishte 42% për pak se në 2019 për shkak të pandemisë.
To70 thotë se në këto të dhëna janë të përfshira të gjitha aksidentet e avionëve të pasagjerëve, por edhe të atyre fluturimeve që nuk kanë qenë të ligjshme. Sakaq ky këshill saktësoi se në karahasim me 2019, në 2020 ka patur më pak aksidente, por fatkeqësisht 5 prej tyre kanë qenë fatale.



