
Të paktën dhjetë ushtarë pakistanezë u vranë sot në dy sulme të bëra nga militantët e armatosur. Gjashtë ushtarë vdiqën në një bastisje nga Afganistani fqinj, që u mor përsipër nga organizata Tehrik dhe talebanët (TTP). Bastisja kishte në shënjestër një patrullë të gardës kufitare pranë Gurbaz, në zonën fisnore të Waziristanit të Veriut, në krahinën e Khyber Pakhtunkhwa. Sulmi i dytë ndodhi në krahinën e Baluchistanit, ku një komando hapi zjarr mbi ushtarët e rojeve kufitare, duke vrarë katër vetë, përfshirë një kapiten.



