Era e fortë që ka përfshirë rajonin e Lezhës që prej mesditës të së premtes, ka krijuar probleme.
Për pasojë është rrezuar pema e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri e vendosur në sheshin ‘Gjergj Kastrioti’ si dhe ka pësuar dëmtime dhe dekori festiv.
Gjithashtu era ka dëmtuar dhe linjat elektrike në disa zona, por falë gatishmërisë së OSHEE është bërë i mundur rikuperimi i dëmeve brenda një kohe të shpejtë me qëllim që mos të ketë ndërprerje të gjatë të energjisë elektrike.



