
Gazetari Sokol Bregu i ftuar në MCN Live u shpreh se familja Bajri megjithëse është e njohur nuk është goditur më herët pasi është një grup kriminal i lokalizuar në qytetin e Shkodrës dhe aktivitetin e tyre e zhvillojnë brenda qytetit, por në momentin e parë që ata kanë kryer një aktivitet me grupe të kryeqytetit goditen pasi dhe opinioni publik është më i përqendruar në kryeqytet. "Bajrat janë familje dhe duke qenë te tillë janë lokalist nuk lëvizin përtej Shkodrës. Në qytetet të tilla policia lokale dhe politika lokale e ka të vështirë për të jetuar. Kur grupet janë lokaliste dhe nuk lëvizin, janë jashtë vëmendjes së opinionit, politikës dhe policisë. Në bashkëpunimin e tyre me një organizatë në Tiranë dhe u vjen një problem i tillë, ata mund të kenë kryer aktivitetin e tyre në Shkodër dhe për këtë ata kurrë nuk janë vendosur në lupë kurse në rastin e parë që u arrestuan ishte për aktivitetin e tyre në Belgjikë. Të gjithë ata që kanë drejtuar grupet në Tiranë janë me vite në burg. Sepse janë më të vëzhguar nga opinioni publik.", u shpreh Bregu.



