Sheshi “Skënderbej”/ Tepelena: Djalli fshihet te “menaxhimi”. E paguam ne, po i dorëzohet me çelësa në dorë privatit!

Sheshi “Skënderbej”/ Tepelena: Djalli fshihet te “menaxhimi”. E paguam ne, po i dorëzohet me çelësa në dorë privatit!

Aktivisti Andi Tepelena foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi vendimin e Bashkisë së Tiranës për t’ia kaluar mirëmbajtjen e sheshit “Skënderbej” një operatori privat. Tepelena tha se djalli fshihet në detaje dhe duhet bërë transparencë se çfarë nënkuptohet me menaxhim të sheshit. Tepelena thekson se ndonëse sheshi është paguar me paratë tona, tani dorëzohet me çelësa në dorë privatit. Ai shton se ka vend për dyshime për elemente korruptivë, për sa kohë që nuk bëhen transparentë termat e kontratës.

Sheshi ‘Skënderbej’ është bërë si shesh përplasjesh para fushatave! Për mua që në koncept sheshi ‘Skënderbej’ ka probleme shumë të mëdha. Por përpos kësaj s’arrij të kuptoj nevojën e dhënies së shërbimit një operatori privat. Do të thotë që bashkia s’e menaxhon dot. Ka një ushtri me njerëz, ndërmarrjet për pastrim dhe mirëmbajtje që ne si taksapagues paguajmë, dhe ia jap një operatori privat. Nuk e kuptoj dot, bashkia del me humbje? S’përballon dot kostot?! S’ka punonjës?! Nëse bashkia s’arrin dot të menaxhoj dot dhe mirëmbajë edhe sheshin kryesor, se di çfarë është në gjendje të bëjë!

S’njoh termat juridikë të kontratës, është një kontratë shërbimi. Në çdo rast djalli fshihet në detaje. Më bën çudi që pikërisht para zgjedhjeve flasim për këtë temë, e cila po kthehet në një betejë midis kandidatëve për bashkinë. Merr më shumë rëndësi seç duhet dhe është kthyer në shesh propagandistik nga të gjithë kryetarët e bashkisë. Dhënia një operatori privat për mua duhet sqaruar. Duhet të ketë transparencë, sepse s’ka transparencë. Kush janë kostot? Nëse e merr ky privat do merret vetëm me mirëmbajtjen, pastrimin, mbjelljen e pemëve, shkurret,  apo edhe me menaxhimin.

Këtu fshihet djalli në detaje, te menaxhimi. Nëse i jepet një operatori çfarë do menaxhojë? Për mua s’është e qartë. Do menaxhoje eventet? Do jenë për qofte dhe bërxolla apo që kanë dimension artistik, kulturor që i shërbejnë qytetit, dhe u shërbejnë emancipimit të qytetarëve. Në kontratë shërbimi, mirëmbajtje dhe pastrimi, por përmendet edhe menaxhimi. S’arrij ta kuptoj çfarë do menaxhojë ky operator privat.

Sepse nëse futet për të menaxhuar, kuptohet që do fitojë. Ata mund të organizojnë aktivitete që shkojnë ndesh me dimensionin publik që ka sheshi. Mund të organizojë evente për të cilat të kërkojë para. Ata mund të kërkojnë edhe para për kalimin e sheshit nga një anë në tjetër! Logjika e bashkisë s’është normale. Është paguar sheshi me paratë tona dhe i dorëzohet me çelësa në dorë privatit! Kam dyshimet e mia që është me pozitivitet kjo gjë. Vet fakti si është ndërtuar sheshi, për propagandë, duke krijuar probleme me trafikun, më lë vend për dyshim që mund të ketë elementë korruptivë. Megjithatë do shihet. Por duhet të bëhet transparent. Ky debat s’duhej bërë tani. Tani janë në fushatë, e përdorin sheshin si shesh bajlozi. Mund të gjykohet se i jepet një operatori privat dhe me të ndahen paratë, se në Shqipëri jemi. Por edhe nëse s’është kështu, prapë është momenti i gabuar.

Qasja ime është drejt publikes, bashkia dhe institucionet duhet të marrin përgjegjësitë mbi supe për të menaxhuar asetet publike. Taksat janë rritur dhe s’e kuptoj pse duhet të jepet me kontratë shërbimi një operatori privati. Publiku duhet të dijë çfarë do bëhet me sheshin. Çfarë eventesh do bëhen? Po parkingu do jetë pjesë e menaxhimit apo jo?!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy