Stoltenberg: NATO duhet të përgatitet për një konfrontim dhjetëvjeçar me Moskën

Stoltenberg: NATO duhet të përgatitet për një konfrontim dhjetëvjeçar me Moskën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se Aleanca Atlantike duhet të përgatitet për mundësinë e një konfrontimi dhjetëvjeçar me Rusinë dhe për këtë arsye duhet të zgjerojë më shpejt industrinë e mbrojtjes së vendeve anëtare të saj, duke lëvizur nga ritmi i ngadaltë i kohës së paqes me ritme të prodhimit të shpejtë të konfliktit.

“NATO nuk dëshiron një luftë me Rusinë,” filloi Stoltenberg në një intervistë për mediat gjermane.

“Por ne duhet të përgatitemi për një konfrontim që mund të zgjasë me dekada”, paralajmëroi ai në një deklaratë për edicionin e së dielës të gazetës gjermane Die Welt.

Nëse presidenti rus Vladimir Putin fiton në Ukrainë, nuk ka asnjë garanci që agresioni rus nuk do të përhapet në vendet e tjera.

Mbrojtja më e mirë tani është që NATO të mbështesë Ukrainën dhe të investojë në aftësitë ushtarake të NATO-s sepse parandalimi funksionon vetëm nëse është i besueshëm.

Ne duhet të rindërtojmë dhe zgjerojmë bazën tonë industriale më shpejt, në mënyrë që të mund të rrisim furnizimet në Ukrainë dhe të rimbushim rezervat tona.

Kjo do të thotë kalim nga prodhimi i ngadaltë në kohë paqeje në prodhim të shpejtë, siç është e nevojshme në kohë konflikti.

Për këtë arsye Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës kërkoi nga kompanitë evropiane të mbrojtjes për më shumë porosi dhe sa më shpejtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy