Futboll për vajza/ Hidhet shorti për “Final Four”, zbulohen përballjet

Futboll për vajza/ Hidhet shorti për “Final Four”, zbulohen përballjet

Ashtu si në futbollin e meshkujve, edhe në atë të femrave, skuadra kampione do të përcaktohet nëpërmjet "Final Four", aty ku do të marrin pjesë sipas renditjes, Vllaznia, Apolonia, Partizani dhe Tirana.

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, këtë të hënë, u hodh edhe shorti, për dy çiftet gjysmëfinaliste.

Partizani – Vllaznia dhe Tirana – Apolonia janë çiftet e fazës “Final 4”. Ndeshjet do të zhvillohen me takime vajtje-ardhje në datat 3 dhe 7 maj.

Në rast barazimi pas dy ndeshjeve, në finale do të kualifikohet skuadra që ishte renditur më lart në kampionat.

Finalja e madhe që do të përcaktojë edhe kampionen e këtij edicioni do të luhet më 11 maj në “Shtëpinë e Futbollit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy