
Dietologia klinike Anila Kalleshi jep disa këshilla se si të rikthejmë organizmin në formë me metoda natyrale për ta pastruar nga toksinat pas abuzimeve në verë.
Për emisionin “Zgjohu me MCN”, Kalleshi tha se detokset janë shumë të mira pasi çlirojnë punën e veshkave tona, por edhe të mëlçisë, nga konsumi i tepërt i kalorive dhe ushqimeve jo të shëndetshme.
Dietologia këshillon lëngjet detoks në mëngjes herët, si lëngjet jeshile me spinaq, një kokërr mollë, xhinxher, kastravec, të gjitha bashkë një smooth detox.
Supërat do të ishin një zgjidhje ideale për tu rikthyer në formë, me perime, brokoli, lulelakra, spinaqi, supa e peshkut dhe me lëngun e mishit, për të përfituar kolagjenin.
Sallatrat janë burim i mirë i vitaminave dhe mineraleve, na ndihmojnë për të marrë pak kalori.
Sallatrat janë zgjidhje shumë e mirë për të marrë një sasi të mirë të ujërave dhe vitaminave dhe mineraleve.
Shumë vlera ushqyese dhe pak kalori. Sallatrat dhe supërat janë një zgjidhje shumë e mirë për drekën dhe darkën.
Mishi i viçit duhet të jetë pa dhjam, peshku është shumë i mirë për të marrë veti të shkëlqyera.



