Sa të rëndësishme janë maskat për të na mbrojtur nga COVID-19?

Sa të rëndësishme janë maskat për të na mbrojtur nga COVID-19?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aktualisht epiqendra botërore e pandemisë së koronavirusit. Më shumë se 70 000 amerikanë kanë vdekur deri më tani, ndërkohë që sipas parashikimeve numri edhe mund të dyfishohet.

Në këtë pikë shkenca ka qenë e ndarë. Organizata Botërore e Shëndetit ende pohon se maska ​​duhet të rezervohet për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit që janë të sëmurë, nëse kolliten ose teshtijnë, ose për ata që kujdesen për njerëzit me COVID- 19.

Pse nuk rekomandohen për përdorim të përgjithshëm? OBSH-ja argumenton se maska ​​mund të ndotet nga kollitjet dhe teshtitjet e njerëzve të tjerë, ose kur ato vishen ose hiqen dhe kur kombinohen me larje të shpeshta të duarve. Ajo thotë se larja e shpeshtë dhe distanca sociale janë strategjitë më efektive dhe se maskat në fytyrë mund të ofrojnë një ndjenjë të rreme sigurie.

Por, pozicionimi politik në Evropë është tjetër, pasi po shkohet drejt mbulimit të fytyrës dhe gojës - veçanërisht në transportin publik dhe në vendet e mbushura me njerëz.

Ndërsa shumë njerëz ende citojnë këshillat e OBSH-së, të tjerët tregojnë për studime që sugjerojnë që maskat në fytyrë mund të shpëtojnë jetë. Ditët e fundit, shkencëtarët e Universitetit Shtetëror të Arizonës pohuan se nëse 80 përqind e njerëzve vishnin një, kjo mund të zvogëlonte vdekshmërinë diku midis 24 deri në 65 përqind. Një artikull i revistës mjekësore britanike në fillim të prillit sugjeroi që maskat "mund të kenë një ndikim thelbësor në transmetim, me një ndikim relativisht të vogël në jetën shoqërore dhe ekonomike".

Kujt mund t’i besohet? Në fillim të krizës, kur ata nuk mund të garantonin maska ​​për ata që punojnë në profesionet e shëndetit, qeveritë nuk donin t’i rekomandonin për të gjithë, nga frika e mungesës. Tani që furnizimet janë të qëndrueshme, këshilla ndryshon.

Por diçka tjetër është këtu në lojë. Frika. Pas kaq shumë javëve bllokimi dhe niveleve ende të larta të infeksionit, shumë njerëz nuk duan të rrezikojnë shëndetin e tyre. Në Mbretërinë e Bashkuar, një sondazh i kryer javën e kaluar sugjeroi se 67 përqind e njerëzve nuk duan të përdorin transportin publik pasi të hiqet bllokimi. Kjo është mjaft shqetësuese për rikthimin e njerëzve në punë.

Pra, duket se qeveritë gjithashtu na këshillojnë të vëmë maska ​​për fytyrën; jo vetëm sepse ato mund të mbrojnë shëndetin tonë (ndoshta dhe e bëjnë) por edhe sepse na bëjnë të ndihemi më të sigurt ndërsa përpiqemi të kthehemi në normalitet. Boris Johnson tha: "Ajo që unë jam dakord me siguri është se, si pjesë e daljes nga bllokimi, unë mendoj se maksat e fytyrës do të jenë të dobishme, si për arsye epidemiologjike, por edhe duke u dhënë njerëzve besimin se mund të kthehen në punë".

Duket sikur pjesa më e madhe e Evropës ka të njëjtin mendim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy