Deputeti demokrat Belind Këlliçi, thotë se vetëm një kombinim si Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj, mund ta fusnin vendin në kolaps zgjedhor.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se kandidati i mbështetur nga opozita Florian Binaj, është dukshëm superior ndaj kandidates socialiste Ogerta Manastirliu.
Sipas tij, kandidatura e mbështetur nga opozita Florian Binaj do jetë një zgjidhje optimale për tua kthyer qytetarëve Tiranën.
Edi Rama do me çdo kusht të zhdukë dhe politikisht dhe formalisht çdo hapësirë dhe çdo dritare për Erion Veliaj.
Kapteri Bajram Begaj është një figurë qesharake me dekretin antikushtetues që prodhoi. Vetëm një kombinim i tillë Rama-Begaj mund ta fuste vendin në një kolaps zgjedhor.
Unë kam udhëhequr aksionin e protestave para bashkisë Tiranë për dhjetë muaj, ku kemi kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt dhe zgjedhjet e parakohshme.
Nuk mund të mohoj që në rastin aktual u shkel Kushtetuta, për sa kohë pala e avokatëve të Erion Veliajt e ankimuam Vendimin e Këshillit të Ministrave.
Presidenti ndoqi lojën politike dhe vullnetin politik të Kryeministrit. Sido që të vejë puna, Veliaj është i mbaruar politikisht.
Vullneti politik i Kryeministrit është i qartë për ta zhdukur përfundimisht dikur kamikazin e tij më të besuar Erion Veliaj.
Tirana është në një situatë kolapsi dhe është pa një administrator apo kryetar bashkie.
Në terren e gjej situatën më keq se kurrë për ndotjen, mbeturinat, trafik i rënduar, kaos në kryeqytet, zhurmë akustike e paimagjinueshme dhe ajër i ndotur kudo ku lëviz.
Kandidatura e mbështetur nga opozita Florian Binaj do jetë një zgjidhje optimale për tua kthyer qytetarëve Tiranën.
Unë me zotin Binaj nuk jam takuar, nuk kemi komunikuar fare. Se ai është vetëshpallur kandidat i pavarur.
Ne kemi patur një vendimmarrje si parti politike për të mbështetur zyrtarisht zotin Binaj. Kam pasur mundësinë të jem në një protestë të iniciuar prej tij për profesionet e lira.
Kam vlerësimin maksimal për të si një djalë jashtëzakonisht i mrekullueshëm dhe mendoj se është në mënyrë të pakrahasueshme superior në raport me Ogerta Manastirliun dhe cilindo kandidat tjetër.
Unë jam deputet i PD, është edhe falë protestës sonë para bashkisë Tiranë dhe rezistencës tonë që Tiranë u lirua nga një hajdut i rëndomtë.
Ne jemi në terren për të mbështetur një kandidaturë atipike, por që është ndjeshëm në superioritet ndaj Ogerta Manastirliut.



