Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës për vjedhje. Ektor Loka ishte shndërruar në tmerrin e fshatarëve të Kavajës, Durrësit e Rrogozhinës, pasi u vidhte bagëtitë. Në kërkim është shpallur 48-vjeçari A. P., gjatë operacionit të koduar “Mesnata”.
Loka dhe 48-vjeçari i shpallur në kërkim, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë për një periudhë dy mujore, dyshohet se kanë ushtruar aktivitetin e tyre kriminal në vjedhjen e gjësë së gjallë (lopë dhe viça) në Kavajë, Rrogozhinë, Durrës dhe Vorë.
Gjatë arrestimit të Ektor Loka, iu sekuestrua automjeti tip furgon “Mercedes Benz” me të cilin ai po transportonte dy lopë dhe një viç, të cilat ia kishte vjedhur shtetasit C. H. Gjithashtu iu sekuestrua dhe dy aparate celuar dhe shuma monetare prej 60.000 lekë.
Vjedhjet e kryera:
-Vjedhje ndodhur më datë 08.10.2016, në fshatin Fushë-Prezë, ku kanë vjedhur një lopë, në stallën e shtetases Gj. K.
-Vjedhje ndodhur më datë 15.10.2016, në fshatin Habilaj, ku kanë vjedhur dy lopë dhe një viç, në stallën e shtetasit Ç. H.
-Vjedhje ndodhur më datë 29.10.2016, në fshatin Kazaz, ku kanë vjedhur dy lopë dhe një viç, në stallën e shtetasit F. K.
-Vjedhje ndodhur më datë 03.11.2016, në fshatin Marikaj, ku kanë vjedhur dy lopë në stallën e shtetasit G. M.
-Vjedhje ndodhur më datë 05.11.2016, në fshatin Lekaj, ku kanë vjedhur një lopë në stallën e shtetasit D. M.
-Vjedhje ndodhur më datë 13.11.2016, në fshatin Lekaj, ku kanë vjedhur një lopë në stallën e shtetasit H. H.



