Asambleja e PS mblidhet të enjten, në rend dite zgjedhja e Kryesisë së re

Asambleja e PS mblidhet të enjten, në rend dite zgjedhja e Kryesisë së re

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të enjten e dy shtatorit, nga ku pritet që kryesocialisti Edi Rama të prezantojë emrat e ministrave të rinj që do të drejtojnë vendin për një mandat të tretë qeverisës. 

Gjithashtu në rend të ditës do të jetë dhe zgjedhja e kryesisë së re të partisë, drejtuesit politikë të qarqeve si dhe sekretariati. 

Partia Socialiste arriti të marrë shumicën e mandatëve të deputetëve në zgjedhjet e  25 prillit, ndërsa dy prej deputetëve të dalë nga këto zgjedhje dhanë dorëheqjen ende pa u ulur në parlament, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe shefja e infektivit, Najada Çomo.

Ndërsa, deri më tani kryeministri Rama ka konfirmuar në të njëjtat pozicione në qeverinë e re,  dy bashkëpunëtoret e tij më të ngushtë, Taulant Ballën dhe Elisa Spiropalin.
Mbështetur në Statutin e Partisë dhe në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Neni 4, Sekretari i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare me këtë rend dite:

I. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës.

II. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama.

III. Zgjedhja e Kryesisë së re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se gjatë kësaj javë do të shpallet qeveria e re “Rama 3”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy