Fëmija gjeni, 12 vjeç shkon në universitetin e mjekësisë

Fëmija gjeni, 12 vjeç shkon në universitetin e mjekësisë

Carlos Antonio Santamaria nuk është si të gjithë 12-vjeçarët e tjerë. Ai do të nisë së shpejti studimet për fizikë biomjekësore. Ai është studenti më i ri në moshë që është pranuar deri tani në universitetin meksikan, pasi ka kaluar në mënyrë të shkëlqyer testin e pranimit.

“Nëse do të arrijmë të ndërtojmë një qelizë të pavarur, që kalon nga një organ në një tjetër, mund të kurojmë çdo sëmundje. Objektivi im kryesor është ai i mbledhjes së elementëve bazë për t’u bërë të mundur mjekëve dhe biologëve të zgjidhin problemet tona biologjike”, ka thënë ai para një turme gazetarësg në një konferencë shtypi në Unam.

Sipas  mësuesve, Carlos është një nxënës me aftësi të larta konjitive (njohëse). Por nuk dëshiron ta klasifikojnë si gjeni. Ai thotë se ka hyrë në universitet me etjen për të mësuar. E megjithëse do të jetë në auditore me studenë që kanë dyfishin e moshës së tij, Carlos thotë se nuk do ta heqë nga dora pellushin e preferuar, një puma që shërben si maskota e klubit të futbollit të universitetit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy