Dosja Mediu në gjyq/ Rusta: Gjykimi nuk e pengon në mandatin e deputetit, brenda prillit vendimi i Gjykatës (VIDEO)

Dosja Mediu në gjyq/ Rusta: Gjykimi nuk e pengon në mandatin e deputetit, brenda prillit vendimi i Gjykatës (VIDEO)

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet për gërdecin për dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadrin ushtarak.

Megjithatë, sipas gazetarit Arsen Rusta, kjo çështje nuk e pengon për hetim mandatin e deputetit të Mediut.

Është pranuar kërkesa e Prokurorisë së posaçme për të mare të pandehur z.Mediu. nuk e pengon mandati i deputetit, tashmë ai është person i pandehur, person në hetim  dhe dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në kuadër të Kodit Penal ushtarak por edhe në urdhrat e dhënë si epror vartës në regjim ushtarak.

Mediu përmes avokatëve të tij Ernik Gliogori dhe Ardian Vishaj, ka bërë kërkesë që ky proces të gjykohet në fazën ku janë aktet, pra të mos ketë rihetim, thellim të hetimeve, marrje të dëshmitarëve, por në atë gjendje që janë aktet dhe këtë kërkesë e ka marrë parasysh Gjykata.

Rusta komunikoi për “MCN live” se kjo besohet se do të jetë seanca më e shpejt e cila pritet të përfundoj brenda muajit prill ku më gjasë do të merret vendimi i Gjykatës për të pandehurin Mediu.

Më 24 prill në ora 8.30 pritet qe Prokuroria e Posaçme të lexojnë pretencën, konkluzionet, pra çfarë kërkon Prokuroria, sa vite dënim, nëse e ka gjetur fajtor Mediun dhe më pas do të jetë vendimi i Gjykatës.

Do të jetë ndër seancat thuajse e vetëm që do të përfundoj shpejt çka ndoshta edhe brenda muajit prill do të kemi vendimin e kësaj gjykata nga ana e shkallës së Parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy