Pandemia/ Ambasadorja Kim, bisedë me Ramën, Metën dhe Bashën: Pa unitet nuk fitohet lufta

Pandemia/ Ambasadorja Kim, bisedë me Ramën, Metën dhe Bashën: Pa unitet nuk fitohet lufta

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, vlerësoi sot udhëheqjen e unifikuar të Presidentit Ilir Meta, Kryeministrit, Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha, por shtoi ajo, kjo duhet të vazhdojë, pasi tani nuk është koha për politikë si zakonisht.

“Bisedova me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PD-së,  Lulzim Basha, për të vlerësuar udhëheqjen e tyre të unifikuar kundër COVID-19. Kjo duhet të vazhdojë. Tani nuk është koha për politikë si zakonisht”, tha ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim.

“Nuk mund të fitohet lufta pa unitet dhe disiplinë nga të gjithë liderët dhe të gjithë njerëzit, nga Shkodra në Sarandë”, theksoi Kim.

“Masat e rrepta janë duke dhënë efekt dhe është e natyrshme të ndjehemi të lodhur, por duhet të qëndrojmë vigjilentë. Të gjithë ne – përfshirë Ambasadën e SHBA në Tiranë- duhet të vazhdojmë të bëjmë pjesën tonë për t’i mbajtur të gjithë të shëndetshëm. Jemi me ju. Rri në shtëpi”, u shpreh amabsadorja Kim.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një bisedë online me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Në qendër të diskutimeve ka qenë lufta ndaj pandemisë së koronavirusit.

Kim ka përgëzuar ministren Manastirliu dhe mjekët për punën e deritanishme. Kim gjithashtu ka dhënë edhe një mesazh për shqiptarët, që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi.

“Fola me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu (përmes videos) për ta falenderuar atë dhe punonjësit e sistemit shëndetësor shqiptar për luftën ndaj koronavirusit. E rëndësishme është për këdo që të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi! , "shkruan ambasadorja Kim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy