“Pizza Express”, Arrestohen tre persona, ishin kthyher në tmerrin i shpërndarësve të picave

“Pizza Express”, Arrestohen tre persona, ishin kthyher në tmerrin i shpërndarësve të picave

Ishin kthyher në tmerin e shpërndarësve të picave me motor, por janë arrestuar nga policia e Shkodrës gjatë ditës së sotme.

Gjatë operacionit “Pizza Express”, në pranga kanë rënë tre pjestar të së njëjtës familje: Ilir Mhillaj, 31 vjeç, Vate Mhillaj, 24 vjeç dhe Prekë Mhillaj, 21 vjeç, te tre banues në Shkodër.

Të tre shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri­tjetrin, janë autorë të 3 ngjarjeve të rënda kriminale, të ndodhura në periferi të qytetit të Shkodrës, në orët e vona të natës dhe konkretisht:

* Me datë 24.12.2016, është vjedhur me dhunë shtetasi me iniciale Xh.M

* Me datë 22.01.2017, është vjedhur me dhunë shtetasi me iniciale E.D

* Me datë 25.01.2017, është vjedhur me dhunë shtetasi me iniciale E.L

Këta shtetas, pasi bënin porosi në piceri të ndryshme të qytetit, iu dilnin para duke iu prerë rrugën dhe të maskuar me kapuça dhe paruke, ushtronin dhunë ndaj të dëmtuarve dhe ju vidhnin motorrat dhe sendet personale si, celularin dhe portofolin.

Me cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar: 1 mjet tip “Volsvagen”, me targë AA086GK

1 armë gjahu

2 motorcikleta “Dajang”

6 granata

5 ndezësa të pa montuar

2 palë paruke

1 palë doreza plastike

2 kapuça

10 telefona të markave të ndryshme

3 telefona celular “Sony Erikson”

2 “IPhone”

10 karta sim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy