Meta me ndihmën e Pirro Xhixhos lejoi ‘Plus communication’ të ushtrojë aktivitetin në shkelje të ligjit të AKEP

Meta me ndihmën e Pirro Xhixhos lejoi ‘Plus communication’ të ushtrojë aktivitetin në shkelje të ligjit të AKEP

Prokuroria e Posaçme ka publikuar njoftimin zyrtar lidhur me arrestimin e ditës së sotme të ish-presidentit Ilir Meta dhe të vendosjes së masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ të Monika Kryemadhit.

Aty renditen akuzat për të cilat dyshohet se kanë konsumuar vepër penale, gjë që çoi edhe në përballjen e tyre me drejtësinë.

Gazetari Arsen Rusta ka arritur të zbulojë se krahas abuzimit me CEZ-DIA Ilir Meta  ka kryer shkelje duke shfrytëzuar postin dhe me kompaninë celulare Plus (Plus communication) në të cilën  kanë pasur aksione një grup biznesmenësh shqiptar.

Meta duke shfrytëzuar influencën e tij ka lejuar këtë kompani private celulare që të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP.

Si rezultat i kësaj influence të paligjshme subjektet në hetim Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë. Personi nën hetim Pirro Xhixho, duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e subjektit politik “Lëvizja Socialiste Për Integrim” (LSI), në zbatimi të porosive të marra nga subjektet  Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP.

Për këto arsye, personat nën hetim Ilir Meta dhe Monika Keyemadhi ka dyshime se kanë konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve”, në bashkëpunim, të ndihmuar edhe nga personi tjetër nën hetim Pirro Xhixho, i cili akuzohet për të njëjtën vepër penale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy