Cakrani: Vlora Hyseni i ka dhënë informacione sekrete Agasit, Shqipëria përpara rrënimit të shtetit

Cakrani: Vlora Hyseni i ka dhënë informacione sekrete Agasit, Shqipëria përpara rrënimit të shtetit

Avokati Kujtim Cakrani ka komentuar në ‘MCN Live’ detajet që kanë dalë nga hetimet për fraksionin e dosjes “AKSHI”, duke u ndalur te mesazhet mes Ergys Agasit dhe ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, si dhe te dokumentet e gjetura në makinën e biznesmenit.

 

Cakrani e cilësoi arrestimin e një drejtuesi të shërbimit sekret si një rast të pazakontë, duke argumentuar se situata, sipas tij, ngre pikëpyetje të forta për funksionimin e institucioneve shtetërore.

 

Ky është rast i veçantë, s’ka ndodhur deri sot që një shef i SHISH të jetë arrestuar në detyrë. Ka raste, por janë larguar. Ky është rasti i tretë në botë dhe është rast i paprecedentë. Në Itali ka nisur dikur një proces ‘Mafia dhe Shteti’, ndërsa Shqipëria sot është shteti dhe mafia dhe është një situatë që ne mund ta diskutojmë dhe flasim, por problemi qëndron se ne jemi përpara një rrënimi, një shkërmoqjeje të shtetit. Rama mund të bëjë takime dhe ta revitalizojë, por kjo është bashkëpunimi i shtetit me mafian.

 

Një tjetër pikë e komentit të avokatit ishte gjetja e dokumenteve në makinën e Ergys Agasit. Cakrani tha se pretendimi se dokumentet janë lënë qëllimisht aty për të përfunduar më pas në duart e SPAK-ut duhet parë si pjesë e strategjisë së mbrojtjes së tij dhe, sipas tij, nuk ndryshon thelbin e çështjes.

 

Agasi pretendon se i ka lënë ato dokumente me qëllim që të përfundonin në duart e SPAK-ut, por kjo është strategjia e tij mbrojtëse dhe e ka dhënë me këtë strategji, prandaj për mua nuk përbën asnjë ndryshim pozitiv apo negativ. Problemi është se bashkëpunëtori nuk dërgon mesazhe dashurie. Problemi është se këtu nuk flasim për dashuritë e tyre, te dhoma e gjumit është problemi i tyre. Halli ynë është se Vlora Hyseni i ka dhënë informacione të shtetit.

 

Duke folur për rolin e Ergys Agasit, Cakrani bëri një ndarje mes përgjegjësisë së një biznesmeni dhe asaj që ai e konsideron përgjegjësi institucionale dhe politike, duke e zhvendosur fokusin te kryeministri Edi Rama.

 

Agasi s’ka përgjegjësi për këtë gjë se ai nuk është votuar, ai është një biznesmen, as nuk firmos. Gjeti hapësirën, korruptoi atë dhe të gjitha gratë që ka emëruar Rama në poste drejtuese. Nuk ka përgjegjësi institucionale Ergys Agasi se s’ka vendosur dorën as mbi Kushtetutë, as është votuar. Problemi këtu është Edi Rama. Individi këtu është anonim. Ajo ka ardhur këtu nga Kosova, se dimë si e ka marrë pasaportën, se duhet të kalosh disa filtra. DSIK, çfarë informacioni ka dhënë?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy