EU Observer: Qeveritë e huaja paguajnë “grupet e miqësisë” (VIDEO)

EU Observer: Qeveritë e huaja paguajnë “grupet e miqësisë” (VIDEO)

Grupet e miqësisë të mirëfinancuara nga qeveritë e huaja po bëhen pikëmbështetja e tyre në Parlamentin Evropian, e raporton si investigim euobserver. Deputetët që duan të anashkalojnë shqyrtimin publik kur kanë të bëjnë me regjimet dhe qeveritë e huaja krijojnë të ashtuquajturat grupe miqësie qe mbulojne interesa te vendeve te treta.

Këto grupe që kanë shpërthyer gjatë viteve të fundit, kanë shkaktuar pakënaqësi tek delegacionet zyrtare të Parlamentit Europian, duke ju dhënë këtyre grupeve një vend të vlefshëm lobimi brenda Parlamentit.

Grupet e miqësisë nuk përfaqësojnë Parlamentin Evropian - por ndonjëherë citohen në mediat lokale sikur të kishin statusin zyrtar, duke përfshirë pikëpamjet që mund të jenë në kundërshtim me linjat zyrtare të parlamentit.

Më parë, këtë vit, presidenti i parlamentit Antonio Tajani deklaroi  ndër të tjera, se grupet e miqësisë rrezikojnë konfliktin e interesave, sjelljen e papërshtatshme dhe dëmtimin e "imazhit dhe prestigjit" të Parlamentit Europian.

Sipas të dhënave zyrtare, renditen mbi 40 grupe miqësie, duke filluar nga Azerbajxhani deri në Turqi. Nga tabela e miqësive vihet re se në zonën e  zgjerimit të BE-së ekziztojnë 7 grupe miqësie. Midis tyre edhe Shqipëria e cila rënditet në grupin e katërt të miqësive me  ‘Friends of Albania’ që kryesohet nga italiani David Sassoli. Grupi i Miqësisë ‘Friends of Albania’ ka shërbyer si një urë miqësie ndërmjet Parlamentit Evropian dhe Shqipërisë, më qëllim rritjen e mbështetjes për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Këto grupe informale, sipas rregullave të vetë parlamentit, "nuk mund të angazhohen në ndonjë aktivitet, që mund të sjellë konfuzion me organizimet zyrtare të parlamentit apo organeve të tij".

Kjo do të thotë se çështjet kryesore si tregtia, politika, siguria janë përgjithësisht jashtë tabelës.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy