111-vjetori i Pavarësisë, Shehu: Ndodhemi në udhëkryq historik. Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, në pikën më negative (VIDEO)

111-vjetori i Pavarësisë, Shehu: Ndodhemi në udhëkryq historik. Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, në pikën më negative (VIDEO)

Deputeti demokrat Tritan Shehu thotë se 111-vjetori i Pavarësisë na gjen sërish në një udhëkryq historik, ku vendi ndodhet nën një regjim, nën një autokraci që nuk respekton ligjet, Kushtetutën, të drejtat e qytetarëve dhe pronën.

Duke pasur sërish tentativa për ta pasur fytyrën nga Lindja, që është problem shumë i madh për ne pasi që nga viti 1912 kemi bërë shumë hapur pas.

Nuk janë hapur negociatat me Bashkimin Europian pasi Kryeministri nuk ka synim integrimin.

Ai ka parime autokracie, janë shumë elementë që lidhen dhe e kanë lënë vendin në udhëkryq.

Kjo ditë na ktheu drejt perëndimit dhe ne sërish rrezikohemi të kthehemi drejt Lindjes.

Në një lidhje për MCN Live, Shehu shtoi se fatkeqësisht marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë janë në pikën më negative dhe se thuajse nuk ka marrëdhënie fare.

Ai deklaroi se ishte Kryeministri Edi Rama ai që vendosi sanksione ndaj Kosovës, duke anuluar shkuarjen në Pejë, për mbledhjen e dy qeverive.

Sipas tij, problemet janë krijuar në mënyrë artificiale nga që Edi Rama nuk ka pasur prioritet marrëdhëniet me Kosovën, por ato me Serbinë.

Rama nuk lejon në parlamentin shqiptar të diskutohet për gjenocidin serb, ka bllokuar rezolutën.

Është një e vërtetë jo e këndshme, por e hidhur, ndaj regjimet duhen rrëzuar.

Kjo bën që dhe festat që ka Shqipëria, të kalojnë në një klimë të ftohtë mes njerëzve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy