Takimi me Mitsotakis, Rama: Do i japim zgjidhje përfundimtare çështjeve të mbartura, brenda vitit do ketë një dokument të ri për partneritet strategjik

Takimi me Mitsotakis, Rama: Do i japim zgjidhje përfundimtare çështjeve të mbartura, brenda vitit do ketë një dokument të ri për partneritet strategjik

Kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje nga takimi i fundit me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, gjatë një episodi të podcastit të tij “Flasim”. 

 

Rama bëri me dije se, krahas pjesëmarrjes në një forum, pati një takim të veçantë me Mitsotakis, ku u diskutua mbi ecurinë e punës së grupit të përbashkët mes dy vendeve për zgjidhjen e çështjeve të mbartura ndër vite. 

 

Ai theksoi se nga pala greke ekziston një vullnet i plotë për adresimin me prioritet të këtyre çështjeve, si dhe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe përmes një dokumenti të ri të partneritetit strategjik brenda këtij viti.

 

Shkova për të marrë pjesë në forum, por pata kënaqësinë që të pritesha nga kryeministri i Greqisë dhe një mik i vyer, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin bëmë një bilanc të ecurisë së punës së grupit të përbashkët që kemi ngritur për t’i dhënë një herë e mirë përgjigje të gjitha çështjeve të mbartura.

 

Më vjen shumë mirë të them se nga ana e kryeministrit ka një vullnet absolut për të bërë pikërisht adresimin me prioritet të të gjitha çështjeve të bartura… për të konfirmuar brenda këtij viti, përmes një dokumenti të ri të partneritetit strategjik, natyrën shumë speciale të marrëdhënies mes dy vendeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy