Avokati Arben Llangozi, për zbërthimin e platformës “Matrix” i cili pritet të zbulojë se cilat grupe shqiptarë janë përfshirë në këto komunikime, e cilëson si furtunë të dytë të madhe në vend.
Sa i takon “Matrix” tha se është një rrjet social si Whatsapp apo Sky, i cili konsiderohej si platformë e siguritë dhe me një kohëzgjatje më të madhe se Sky Ecc dhe për rrjedhojë do të ketë një zhvillim akoma më të rëndë se Sky, pasi për herë të parë është zbuluar si aplikacion nga viti 2021 dhe deri më tani kemi mbi tre vite komunikime pafund dhe në gjuhën shqipe.
Nga studio e lajmeve të MCN TV avokati hodhi akuza të forta për përfshirjen e politikës me grupet kriminale, madje deklaroi se Kryeministri Edi Rama po hetohet në Belgjikë lidhur me përfshirjen e tij me organizatat kriminale.
Këtu do kemi zhvillime të shumta, ngjarje kriminale, përfshirje politikanësh me grupet kriminale.
Këto janë për një kategori të caktuara njerëzish 2.3 milionë mesazhe që do ketë “bombë” në Europë dhe më gjerë.
Është e provuar që një numër politikanësh kanë dalë te përgjimet Sky dhe padyshim do jenë dhe te ky aplikacion. Do kemi një numër të madh politikanësh të hetuar.
Mendoj se kjo do jetë një furtunë e dytë në drejtësinë shqiptare, që do gadasë edhe në politikë. Ashtu si një numër i lartë politikanësh dolën në aplikacionin Sky.
Kujtojmë dhe se zoti Çyrbja, tashmë i arrestuar, doli pikërisht nga ky aplikacion.
Kemi një sërë grupesh kriminale që sot janë para drejtësisë, vetëm prej këtyre mesazheve të ardhura nga partnerët e Bashkimit Europian.
Kemi një sërë politikanësh të implikuar në të tilla aplikacione dhe ata që kanë pasur më shumë interes janë personat që aktualisht kanë pushtet se vetëm ata kanë interes për të bërë biseda që ishin sekret.
Pothuajse në çdo dosje hetimore kryeministri ka qenë pjesë e komunikimeve të ndryshme, lidhur me kërkim nderesh, kërkim tenderash apo favore zgjedhore.
Ka arritur kryeministri i Shqipërisë të bashkëpunojë me Bajrat në Shkodër.
Kryeministri Rama është u përfshirë në pothuajse çdo dosje hetimore që ka të bëjë me përgjimet Sky.
Madje ka dhe një krisje të partnerëve europianë me SPAK, se kanë tentuar që këto hetime të jenë selektive në raport me kryeministrin.
Madje kemi arritur në një pikë që nuk jepen më informacione. Kjo vetëm për faktin se nuk janë zhvilluar hetime të paanshme, por hetime selektive.
Kryeministri i Shqipërisë është në hetim në Belgjikë, për afera kriminale të ndryshme, pasi është pjesëmarrës në disa organizata kriminale të ndryshme.
Është e vërtetë që kryeministri ka dalë në përgjimet e “Metamorfozës”, me grupin Bajri, ku është kërkuar heqja e një drejtori policie nga Shkodra, se në lagjen ku jetonte fisi Lici ishte vendosur një postbllok, ku do kryheshin masakra.
Kjo çoi në shkarkimin e drejtorit të policisë. Shumë shpejt mendoj se dhe kryeministri do përballet me drejtësinë.
Në çdo lloj lidhje të grupeve kriminale del kryeministri.
Si mund të shpjegohet rasti Çyrbja që me rast të ndikimit të grupeve kriminale, të renditet i treti në listë.
Kush e ka pasur fuqinë për të ndikuar për të caktuar këtë renditje në listë?
Natyrisht kryeministri Rama!



