
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq, do të takohen sërish muajin e ardhshëm.
Më 11 nëntor, ata të mbërrijnë në Paris, ku edhe do të zhvillojnë një takim me presidentin e Francës, Emanuel Macron, raporton Klan Kosova.
Në takim do të diskutohet për të ardhmen e dialogut në mes të dy vendeve, ndërsa pjesë e bisedave do të jetë edhe njohja direkte e shtetit të Kosovës nga Serbia.



