Privatizimi i CEZ, juristi Kara: Në qarqet çeke thuhet se është bërë një gol shumë i madh në Shqipëri

Privatizimi i CEZ, juristi Kara: Në qarqet çeke thuhet se është bërë një gol shumë i madh në Shqipëri

Juristi Romeo Kara, komentoi lëvizjen e fundit të deputetit socialist Taulant Balla, i cili kërkoi të dijë më shumë për fazën ku ndodhet dosja hetimore ndaj të paditurit Sali Berisha, lidhur me privatizimin e CEZ.

Duke folur për MCN TV, Kara tha se është një çështje që ka brenda shpërdorim, abuzim, shkelje të barazisë në tendera, korrupsion, pastrim parash etj.

Ai shtoi se kjo çështje është çuar para dy vitesh për rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi të dyja shkallët e gjykimit e pushuan, sipas tij nën ndikim politik.

“Në shkallë të parë, një gjyqtar që dallohet për pushimin e çështjeve të politikës dhe në Apel kaloi e palexuar. Unë i kam shkuar deri në fund dhe e kam çuar për rekurs. Gjykata e Lartë ka në dorë ta kthejë çështjen për hetim. Ky lloj krimi ekonomik, ka të bëjë me objektin, mund ta çojë dhe për gjykim, pasi unë mendoj se kam çuar një dosje jashtëzakonisht të kompletuar. Po të vazhdojë më tej mund të përfshihen dhe persona të tjerë. Personat për të cilët jam prononcuar, vështirë se do e kalojnë këtë çështje. Mund të përfshihen edhe bankierë që kanë bërë transaksione bankare, jo në zbatim të ligjit, të drejtorisë së pastrimit të parave, ish-diplomatë të përfshirë në këtë çështje, këtu në Pragë”, u shpreh Kara.

Ai veçoi Bujar Nepravishtën, për të cilin tha se është i përfshirë prej tij në një tjetër aferë DIA-CEZ bashkë me Sali Berishën dhe Presidentin aktual Ilir Meta, për kontratën e mbledhjes së borxheve DIA-CEZ.

Sipas tij, gjithë kjo kontratë është lidhur në këmbim të favoreve për çmimin e shitjes së energjisë, nga KESH te CEZ dhe se mund të ketë të paktën 30 milionë euro dëm për shtetin shqiptar, dhe përfitim për kompaninë çeke, e cila fillon me privatizimin dhe afera vazhdon më tej me vijimin e punës.

I pyetur nëse pret që të ketë drejtësi, Kara shtoi se kjo kërkesë është pak e vonuar pasi nuk u bë kur kjo çështje u pushua nga Gjykata e Apelit dhe se ishte një skandal.

“Numri i dosjeve në tavolinën e gjyqtarit ishin mbi 70, numri i personave të përfshirë është tepër i madh. Nuk mund të gjykohet çështja nga një gjyqtar. Në atë çështje, unë besoj se këta persona që janë përfshirë, janë pjesa më e madhe e qeverisë së asokohe. Qysh nga ardhja në pushtet, Sali Berisha nisi privatizimin e OSSH, sot OSHEE, gjë që u refuzua nga Fatos Nano. Ligji është shkelur në mënyrë flagrante, Në vitin 2008, 2009, ka vajtur në një procedurë që ka shkelur të gjitha standardet dhe ka çuar në një bilanc të çmendur. Në qarqet çeke është thënë se është bërë një gol shumë i madh në Shqipëri. E kam konsultuar këtë çështje edhe me drejtues të sektorit energjetik”, deklaroi ndër të tjera juristi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy