“Qarku” u kodua një operacion i Korçës në bashkëpunim me atë të Pogradecit, gjatët ë cilit u zbuluan pesë lokale, të vëna në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Gjatë operacionit u vunë në pranga dy administratorë lokalesh qytetin e Korçës dhe Pogradecit dhe proceduar penalisht gjashtë administratorë dhe punonjës në lokalet e evidentuara gjatë operacionit.
Si rezultat i kontrollit të kryer, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Pogradec kanë zbuluar disa lokale në qytetin e Korçës dhe Pogradecit, ku organizoheshin lojëra fati.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë J. L., 29 vjeç, banues në Korçë, administratori i lokalit, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
Gjithashtu u arrestua E. M., 26 vjeç, banues në Pogradec, administratori i lokalit, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Gjatë kontrollit në lokalet që këta shtetas administronin, janë konstatuar monitorë dhe aparate celularë me faqe që shërbenin për vendosjen e basteve sportive, si dhe janë konstatuar punonjës të paregjistruar në organet kompetente.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për M. V., 48 vjeç, banues në Korçë, dhe S. B., 34 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Punësim i paligjshëm”, pasi gjatë kontrollit në lokalet që këta shtetas administronin u konstatuan 2 kamarierë të paregjistruar në organet kompetente.
V. T., 19 vjeç, dhe Ç. P., 42 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.
E. Ç., 41 vjeç, banues në Pogradec, pasi u konstatua që biznesi që administronte ishte i paregjistruar në organet kompetente.
D. K., 43 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Deklarim i rremë para oficerëve të Policisë Gjyqësore”.
Gjatë kontrolleve u kap edhe shtetasi N. D., 35 vjeç, banues në Korçë, i shpallur në kërkim 2 ditë më parë, pasi kishte kanosur nëpërmjet telefonit një 18-vjeçar, për një shumë lekësh që i kishte borxh, për vendosjen e basteve sportive që i kishte bërë 35-vjeçari.



