
Qytetarët e Ballkanit Perëndimor ftuan njëri-tjetrin të bojkotojnë blerjet e produkteve ushqimore në rrjetet kryesore të supermarketeve respektive këtë 31 janar për shkak të rritjeve të vazhdueshme të çmimeve. Nisma u ndërmor fillimisht nga Kroacia më 24 janar çka rezultoi në një rënie prej më shumë se 50% te shitjeve në të gjithë vendin. Kësaj thirrjeje të bërë përmes mediave sociale iu përgjigjën pozitivisht edhe shtetet si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Sllovenia.
Pano Soko, bashkëkryetar i Nismës Thurje tha në studion e lajmeve të MCN TV se shembulli i Kroacisë duhet ndjekur, pasi edhe në vendin tonë monopoli dhe oligopoli është në shumë sektorë.
Sipas Sokos, një nga arsyet pse nuk u bashkua vendi ynë me këtë nismë është mungesa e bashkërendimit mes vendeve sllavofolëse dhe vendit tonë.
E para nuk kemi pasur rakordim. U vura në dijeni të kësaj nisme shumë vonë, kur dje më rastisi të shihja një lajm. S’ka pasur rakordim. Një qasje nga ana e aktorëve të vendeve përkatëse, Kroacisë për të pasur rakordim me Shqipërinë. Ata e kanë gjetur më të rehatshme për të folur me njeri-tjetrin duke qenë se janë sllavofolës. Ky është reagim që duhet të vijë në mënyrë genuine. Nëse dikush abuzon në një sektor apo një tjetër, qytetarët duhet të vendosen në një zë për ta bojkotuar, kur përpiqesh të shfrytëzosh tregun do të kesh reagim nga qytetarët. Do të ishte e mirë dhe për Shqipërinë, kur zinxhirë të mëdhenj supermarketesh që shfrytëzojnë pozitën e tyre oligopol për t’i diktuar qytetarëve çmime të shtrenjta.
Sipas Sokos, në vendin tonë edhe kur ka organizime protestat nuk marrin produkt.
Edhe kur ka organizime protestat nuk marrin produkt.
Do duhet të kishim një shoqatë në formë sindikale në mbrojtje të konsumatorëve. Nuk jemi vonë, por pse jemi mbrapa. Sepse grupet që përfaqësojnë shoqërinë atje nuk nxiten nga politika.
Kemi 50 sindikata me emër të regjistruar. Nuk çohen të protestojnë, disa janë të blera disa të kapura dhe disa të vrara.



