Meta ndan historinë e binjakëve ekselentë që duan të largohen nga Shqipëria: Të frenojmë ikjen e talenteve

Meta ndan historinë e binjakëve ekselentë që duan të largohen nga Shqipëria: Të frenojmë ikjen e talenteve

Ish-Presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetari i Partisë së Lirisë, ndan historinë e dy vëllezërve binjakë, ekselentë në degën e mjekësisë, të cilët shprehen se e mendojnë të ardhmen e tyre jashtë vendit.

Meta thotë se historia e vëllezërve binjakë, studentë të ekselencës, Mario dhe Xhulio Popa është sa mbresëlënëse, po aq dhe trishtuese.

Fitues absolutë në degën e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ata thonë se pas përfundimit të studimeve të ardhmen e tyre e mendojnë jashtë vendit. Si vëllezërit Popa janë me mijëra të rinj në Shqipëri, që në mungesë të shpresës këtu, bëjnë përpjekje çdo ditë për t’u larguar.

Të frenojmë ikjen e të rinjve tanë më të talentuar duke ju krijuar kushte dhe mundësi më të mira për arsimim dhe punësim, që të shprehin potencialet e vërteta dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend. Shqipëria ka diell për të gjithë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy