Mes “hallesh” që ka Shqipëria, vjen letra “perlë”/ Bazaj-kreut të KLP: Pse s’më ka ardhur kartolinë për Vitin e Ri?!

Mes “hallesh” që ka Shqipëria, vjen letra “perlë”/ Bazaj-kreut të KLP: Pse s’më ka ardhur kartolinë për Vitin e Ri?!

Një shkresë e padëgjuar më parë , gati-gati e çuditshme është bërë publike në media ku protagonist është anëtari i KLP-së, Tartar Bazaj.

Ai i ka dërguar një letër kreut të KLP-së, Gent Ibrahimi, jo për shqetësimë që lidhen plotësisht me detyrën e rëndësishme që kanë në këtë organ të ri të sistemit të drejtësisë, por për një motiv personal.

Bazaj në letër, i kërkon “llogari” Ibrahimit se përse atij nuk i ka shkuar në dorë asnjë kartoline urimi për Vitin e Ri, sic ka ndodhur me të gjithë anëtarët e tjerë të KLP-së.

Tartar Bazaj thotë se: “Nuk do ta besoja kurrë që një person i caktuar të bjerë në një nivel kaq të ulët, sa të mbante kartoliat e urimit”.

Anëtari i KLP ka dy pyetje me “rëndësi” për Gent Ibrahimin:

1.Nëse në adresën time ( të Bazajt) pranë KLP, ka ardhur ndonjë kartolinë Urimi për Vitin e Ri 2020 ose jo?

2.Nëse po, kanë mbetur rastësisht  pa u ndarë, apo cilat janë arsyet e mosdorëzimit të tyre tek personi im?

Interesant është tani reagimi që do të vijë nga kreu i KLP, Gent Ibrahimi ndonëse në pamje të parë duket se jo gjithcka shkon mirë brenda një institucioni që nuk ka shumë kohë që është ngritur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy