Një oficer i lartë i inteligjencës ukrainase, Kyrylo Budanov, thotë se ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, është kryer një atentat. Ngjarja ka ndodhur në shkurt të këtij viti.
Sipas Budanoy, presidenti rus u sulmua nga përfaqësues të rajonit të Kaukazit, i cili ndodhet midis Detit të Zi dhe Kaspik. Por, sipas tij, deri më tani nuk është paraqitur asnjë provë.
"Ky është një informacion që nuk është bërë publik. Ishte një tentativë absolutisht e pasuksesshme, por me të vërtetë ndodhi. Ishte rreth dy muaj më parë. Nuk u bë publike asnjëherë, por ndodhi", pohon Budanov.



