
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk ka incidente në terren, pavarësisht paralajmërimeve të Serbisë se çështja e dinarit po u shkakton vështirësi qytetarëve në Veri të vendit. Kurti tha që qeveria do ta mbështesë planin e Bankës Qendrore të Kosovës për tranzicion.
Për anëtarësim në Këshill të Evropës na prinë Ministria e Punëve të Jashtme, për çështjen e euros si e vetmja valutë si mjet pagese në Kosovë, na prin Banka Qendrore e Kosovës, ajo e ka marrë vendimin për rregulloren e re, ajo e ka bërë planin tremujor të tranzicionit me dhjetë hapa. Ne do ta mbështesim këtë plan për aq sa kërkohet ekzekutivi me dikaster e vet. Jemi në rrugë të mbarë dhe është e qartë se përkundër paralajmërimeve apokaliptike nga Beogradi, praktikisht nuk ka incidente në terren”.
Deklarata u bë gjatë homazheve te varrezat e të vrarëve në familjen Bogujevci, Duriçi e Llugaliu në Podujevë.



