“Shko në djall”, Duterte sulmon ekspertin e OKB-së

“Shko në djall”, Duterte sulmon ekspertin e OKB-së

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka shkaktuar sërish një lumë komentesh me deklaratën e tij të fundit. Ai i ka thënë një eksperti të të drejtave të njeriut në OKB “shko në djall”, pasi ai i tha se ishte përfshirë ngë largimin e një gjyqtareje të Gjykatës së Lartë.

Diego Garcia-Sayan, një zyrtar i OKB-së, e kritikoi Duterten pasi ky i fundit e cilësoi “armike” kryegjyqtaren Maria Lourdes Sereno-n, që refuzoi të votonte disa propozime të qeverisë. Sereno më pas u shkarkua nga detyra me shumicën e votave të Gjykatës Supreme.

Eksperti i OKB-së, Garcia-Sayan, thotë se veprimi i presidentit u çoi një mesazh të qartë të gjithë gjykatësve të Filipineve: Në luftën kundër drogës, duhet të jeni ose me mua, ose kundër meje.

Në një konferencë shtypi sot në Manila, Duterte i hodhi poshtë këto kritika, duke thënë se ekspertët e të drejtave të njeriut nuk duhet të përzihen me çështjet e brendshme të vendit. “Thuajini atij (Gardia-Sayan) të mos ndërhyjë në punët e brendshme të vendit tim. Le të shkojë në djall”.  

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy