Inaugurimi i Konsullatës së re greke në Korçë shënoi jo vetëm një simbolikë diplomatike, por edhe një hap konkret drejt forcimit të partneritetit strategjik mes dy vendeve. Ministrat Hasani dhe Gerapetritis të pranishëm në inaugurim, theksuan rëndësinë e stabilitetit rajonal dhe mbështetjen për të drejtat e minoriteteve.



